Përfundon seanca pa asnjë rezultat

Ka përfunduar seanca për manaxhimin e COVID-19 pa asnjë rezultat

Përfundon seanca pa asnjë rezultat

Ka përfunduar seanca e sotme plenare për menaxhimin e pandemisë. Dy partitë opozitare, LVV-ja dhe PDK-ja dështuan të harmonizojnë rezolutat e tyre pas debatit të tejzgjatur për dy ditë me radhë

Për këtë qëllim dhe në mungesë të kuorumit votimi përfundimtar është shtyrë në seancën e radhës, derisa iu kërkua dy partive të bashkëpunojnë në mënyrë që nga kjo seancë të del një rezolutë e përbashkët e të zgjedhurve të popullit.

Deputetja e Vetëvendosjes, Fatmire Mulhaxha- Kollçaku paraqiti katër pikat e rezolutës së tyre, ku përfshihet edhe votimi me procedurë të përshpejtuar i projektligjit anti-Covid.

“Të shqyrtohet me procedurë të përshpejtuar projektligji për luftimin dhe parandalimin e pandemisë Covid 19 në Kosovë. Për pacientët të infektuarit me simptome të lehta, të dyshuarit me këtë infeksion dhe familjarët e tyre institucionet të marrin përsipër mbrojtën dhe kompensimin e nevojave tyre elementare shëndetësore dhe sociale. Nën tre: të merren masat urgjente për trajtimin, mbrojtjen e personelit shëndetësor, përfshirë rekrutimin e stafit shtesë në të gjitha nivelet në raport me rekomandimet. Nën katër: të gjitha institucionet të marrin të gjitha masat për informim korrekt në kohë reale mbi të vërtetën e gjendjes aktuale epidemiologjike për seriozitetit dhe pasojat e pandemisë”, tha ajo.

Kurse një rezolutë tjetër me gjashtë pika e paraqiti deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ku përfshihej miratimi i projektligjit anti-Covid, por kërkohej edhe rritja e pagës së profesionistëve shëndetësorë. /Insajderi.com/