Përfundon takimi Haradinaj-Limaj: Ka disponim për koalicion por ende s’kemi bërë marrëveshje

Përfundon takimi Haradinaj-Limaj: Ka disponim për koalicion por ende s’kemi bërë marrëveshje

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj dhe Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj sot janë takuar në ndërtesën e Qeverisë.

Menjëherë pas këtij takimi, Haradinaj tha se ka disponim për koalicion, por që nuk kanë arritur dhe nuk janë dakorduar ende për një marrëveshje të tillë.

“Jemi taku me z. Limaj, nuk ka pasë mundësi me fol për koalicion me Nismën, por disponim ka, por nuk jemi dakordu për ndonjë marrëveshje”, tha ai, raporton EO.

Haradinaj ka bërë lëvizjen e parë në koalicione duke nënshkruar një të tillë me PSD-në e Shpend Ahmetit.

PSD në listën zgjedhore do të ketë 25  kandidatë për deputetë.