Përfundon takimi Kurti -LDK: Konfirmohet se do të ketë koalicion

Përfundon takimi Kurti -LDK: Konfirmohet se do të ketë koalicion

Ka përfunduar takimi në mes Albin Kurtit, Vjosa Osamanit dhe Isa Mustafës, pas të cilit u konfirmua për bashkëqeverisjen mes dy partive.

Vjosa Osmani ka deklaruar se janë pajtuar që të zvogëlohet numri i ministrive.

“Nëse sapo përfunduam bisendat. Sot dikutuam në nivel të parimeve se jo të detajeve ka disa gjëra që u pajtuam në diskutimet tona, vullnetin e njëjtë për të qeverisur bashkë. Kjo qeveri do te reduktohet në numrin e ministria dhe do te rritet puna, për ne është me rëndësi të pritet numri edhe i votat në përgjithësi, e mira është që ka vullnet të mirë nga të dya palët”, tha Osmani.

Ndërsa Kurti tha se janë dakorduar që të ketë 30% gra në qeveri.

“Kemi nisur bisedimet duke nisur nga ideja  e qeverisë me efikase. Synimi ynë është që t`i dalim zot nevojave të qytetarëve dhe ta orinentojmë shtetin nga zhvillimi”.

“Jemi dakorduar të kemi një dyshme të përfaqshimit 30% gra, që do të jenë në mesin e miniatrave dhe zëvendës ministrave, ekipet tona profesionale të LDK dhe VV do të bashkohen për t`i harmonizuar progarmet tona. E uruam njëri tjetrin për gjithcka, jemi pajtuar të bashkëqeverim bashkë, urime të gjithëve”, tha Kurti.