Përfundon takimi mes Haradinajt dhe Thaçit

Përfundon takimi mes Haradinajt dhe Thaçit

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka përfunduar takimin me presidentin, Hashim Thaçi.

Haradinaj është parë deri sa ka dal nga presidenca, ndërsa nuk është prononcuar për media, shkruan Insajderi.

Themelimi i një gjykate të tillë pritet të formohet nëse Kuvendi i Kosovës zhbën Ligjin për Gjykatën Speciale. 43 deputetë të Kuvendit të Kosovës kërkuan që të mbahet sonte seanca e jashtëzakonshme për ndryshimin e Ligjit për Gjykatën Speciale.

Kujtojmë se ditë më parë me iniciativën e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, shumë qytetarë, por edhe ish-pjesëtarë të UÇK-së kanë nisur të nënshkruajnë një peticion ku kërkohet ndryshimi i Ligjit për Gjykatën Speciale.