Përfundon takimi VV-LDK, mësohen detaje për temat e diskutuara

Përfundon takimi VV-LDK, mësohen detaje për temat e diskutuara

​Pas më shumë se një ore ka përfunduar takimi mes grupeve punuese të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Përfaqësuesi i këtij grupi punues të LDK-së, Arben Gashi para gazetarëve, tha se kanë diskutuar mbi disa tema që kanë të bëjnë me sigurinë e brendshme dhe të jashtme, për sundimin e ligjit, vetingun dhe dekriminalizmin.

Teksa për gjithë këto tematika theksoi se ka pasur dakordancë.

“Temat që janë diskutuar për sigurinë  e jashtme për ushtrinë, për sigurinë e brendshme, sundimin e ligjit, vetingun dekriminalizimin, për këto kemi një dakordim. Po ashtu, kemi diskutuar për ligjin për krime lufte, Ligjin për konfiskim të pasurisë së paarsyetuar”, tha ai.

Për qëndrimin e LDK-së karshi Gjykatës Speciale, Gashi tha se dhomat e posaçme të kësaj gjykatë duhet të vazhdojnë punën e tyre.

Takimi i radhës u bë e ditur se do të ndodhë të hënën.