Së shpejti edhe Maqedonia e Veriut do të bëhet me Ligj për Origjinën e Pronës, njofton Insajderi.

Përgatitet ligj për konfiskimin e pronës së paligjshme në Maqedoninë e Veriut

Përgatitet ligj për konfiskimin e pronës së paligjshme në Maqedoninë e Veriut

Së shpejti edhe Maqedonia e Veriut do të bëhet me Ligj për Origjinën e Pronës, njofton Insajderi.

Këtë e njoftoi të martën kryetarja e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit në Maqedoninë e Veriut, Biljana Ivanovska, e cila tha se kanë siguruar edhe mbështetje nga Këshilli i Evropës, si dhe një konsultent që do të ndihmojë në përpilimin e ligjit.

“Është i domosdoshëm ligji për origjinën e pronës, i cili do të kërkojë informata nga secili qytetar për të dëshmuar se nga vjen prona e tij, mbi çfarë baza e ka fituar, nëse është trashëgimi, nëse e ka blerë atë ose nëse dikush ia ka dhuruar, ose edhe mbi baza të tjera. Këshilli i Evropës na mbështet, na siguroi një konsulent me të cilin do të fillojmë procesin e përgatitjes së këtij ligji, ai është ligji numër një i nevojshëm në vend” tha ajo.

Hulumtimi i pasurisë dhe konfiskimi i pasurisë së paarsyetuar kanë qenë një nga zotimet më të zëshme të Qeverisë aktuale në vendin fqinj që nga fushata e mandatit paraprak, por edhe pas pesë viteve mbetet ende vetëm një premtim. Lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar ishte një nga kushtet e vendosura nga Bashkimi Evropian. /Insajderi.com