Përgatitja e Lojërave Olimpike vazhdon, pavarësisht koronavirusit

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC), shpreh bindjen se Lojërat Olimpike të Tokios do të zhvillohen sipas planifikimeve, pavarësisht anulimit të shumë ngjarjeve sportive në të gjithë botën për shkak të koronavirusit.

Përgatitja e Lojërave Olimpike vazhdon, pavarësisht koronavirusit

“Përgatitjet për Lojërat Olimpike Tokio 2020 vazhdojnë sipas planit. Masat kundër sëmundjeve infektive përbëjnë një pjesë të rëndësishme të planeve për organizimin e një kampionati të sigurt”, njoftoi IOC.

“Tokio 2020 do të vazhdojë bashkëpunimin me të gjitha organizatat përkatëse që monitorojnë me kujdes sëmundjet infektive dhe do të rishikojnë çdo masë të nevojshme. Përveç kësaj, IOC është në kontakt me Organizatën Botërore të Shëndetësisë, si dhe me ekspertë mjekësorë. Kemi besim të plotë se autoritetet përkatëse, veçanërisht në Japoni dhe Kinë, do të marrin të gjitha masat e nevojshme për të adresuar situatën”, shtoi IOC.