fbpx

‘Përgjaket’ Tirana: Vdesin dy persona

‘Përgjaket’ Tirana: Vdesin dy persona

Mbrëmja e djeshme ka qënë e ‘përgjakur’ në Tiranë. Dy aksidente janë shënuar në kryeqytet, që kanë sjellë vdekjen e dy personave.

Aksidenti i parë ndodhi në “Don Bosko”, ku makina përplasi një 69-vjeçar, i cili humbi jetën. Skënder Shehu nuk mundi ti mbijetoi plagëve, ndërkohë që u arrestua shoferi i mjetit, Enea Qirici.

Aksidenti i dytë ndodhi te “Rruga e Dibrës”, ku një tjetër person mbeti i vdekur. 60-vjeçari ishte duke kaluar rrugën pranë shkollës së “Medresesë”, kur makina e ka përplasur për vdekje. Fillimisht u dyshua se 60-vjeçari kishte kaluar rrugën me qëllim për tu goditur, por rezultoi se ishte faji i shoferit. Policia arrestoi drejtuesin e makinës Gentjan Beqaj.

Në të dyja rastet këmbësorët ishin duke kaluar rrugën dhe shkak dyshohet të ketë qenë shpejtësia e makinave.

Njoftimi

Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore në DVP Tiranë, arrestuan në flagrancë shtetasit E.,Q, 22 vjeç banues në Tiranë, dhe G.,B., 41 vjeç banues në Tiranë.

Arrestimi i shtetasit E.,Q u bë pasi duke drejtuar mjetin tip “Volswagen”, në rrugën “Asim Vokshi”, ka aksidentuar shtetasin S.,SH ku si pasojë ka ndërruar jetë në spital.

Ndërsa shtetasi G.,B duke drejtuar mjetin tip “Benz” në gjëndje të dehur në rrugën e “Dibrës” ka aksidentuar po me pasojë vdekje shtetasin G., M

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale ” Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”