Akuzave të Rusisë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, iu është përgjigjur Amerika.
Përfaqësuesi amerikan në OKB, Jonathan Cohen ka thënë se është e drejtë e Kosovës formimi i Ushtrisë.
Tutje ai deklaroi se me transformimin e FSK-së, Kosova nuk ka shkelur asnjë rezolutë, transmeton Insajderi.
“Amerika mbështetë transformimin e FSK-së. Ligjet e Kosovës janë në përputhje me Kushtetutën. Është e drejtë e Kosovës ta krijojë Ushtrinë vetë”, tha fillimisht ai.
“FSK është forcë e ndarë, shumetnike e themeluar pas pavarësisë së Kosovës, të cilën GJND-ja e ka shpallur se nuk e ka shkelur rezolutën 1244. Kjo forcë është shumë etnike në përputhje me planin 10 vjeçar të tranizicionit”, tha Cohen.
Ky i fundit kërkoi nga institucionet e Kosovës që të bashkëpunojnë me NATO-n për avancimin e Ushtrisë së Kosovës. /Insajderi.com