Përgjigjja e Presidentit kur pyetet se a do ta shkarkojë shefin e AKI-së

Përgjigjja e Presidentit kur pyetet se a do ta shkarkojë shefin e AKI-së

Presidenti Hashim Thaçi, gjatë konferencës së sotme është pyetur se a do ta shkarkojë drejtorin e AKI-së Driton Gashi, pasi një gjë të tillë tashmë zyrtarisht e ka kërkuar kryeministri Ramush Haradinaj.

“Pushtetet janë të ndara, gjëra të tilla të largimit të njerëzve kanë ndodhur, tash duhet të shikojmë në tërësi a janë respektuar në plotëni të gjitha procedurat e nevojshme”, tha Thaçi.

Thaçi tha se për këtë çështje ka biseduar me Kryeministrin Haradinaj.

“Sa i përket kërkesës së Kryeministrit Haradinaj ne kemi diskutuar. Unë e kam marrë me seriozitet dhe përgjegjësinë time më të lartë kushtetuese ligjore. Është diçka që nuk ka dalë rastësisht dhe befasisht”, tha Thaçi.

“Do t’i vlerësojmë të gjitha rrethanat pas kësaj që ka ndodhur. Do t’i ndërmarrim bashkërisht të gjitha veprimet që janë në interes të shtetit dhe sigurisë kombëtare dhe të së ardhmes sonë dhe kushdo që ka shkelur procedura apo ligj natyrisht se do ta marrë përgjigjen e merituar nga institucionet e Kosovës”, tha Thaçi.