Pajtimi me zor dhe tri kërkim faljet e Adem Grabovcit

Pajtimi me zor dhe tri kërkim faljet e Adem Grabovcit

Ish shefi i Partisë Demokratike të Kosovës, Adem Grabovci në përgjimet e siguruara nga Insajderi të bisedave telefonike mes tij dhe anëtarëve të tjerë të kësaj partie dhe me ish-kryeministrin, tash president i vendit Hashim Thaçin, kishte fyer përsona me poste të larta gjatë bisedave telefonike.

Grabovci kishte fyer dy personav dhe një komunitet, dhe të njejtëve ju kishte kërkuar falje pas publikimit të përgjimeve.

Target i fyerjeve nga Grabovci kanë qenë Jakup Krasniqi, Flora Brovina dhe i gjithë komuniteti Rom.

Komunitetit Rom ai i kishte kërkuar falje në Kuvendin e Kosovës pas gjuhës së përdorur në përgjimet e publikuara, ku ai i kishte quajtur “gabelë” pjesëtarët e këtij komuniteti.

Ndërsa, sot Grabovi u ri-kërkojë falje dy kolegëve të tij, Jakup Krasniqit dhe Flora Brovinës. Deputetes Brovina i kishte kërkuar falje edhe në të ardhmen pasi edhe atë kishte fyer.

Duhet me qenë fare pa ndjenja për mos me të shqetësuar fillimisht para familjarëve e pastaj edhe para qytetarëve të Kosovës, por kjo ka ndodh dhe të shohim se si do të përfundoj. Ndihem i obliguar t’i kërkoj falje ndaj Flora Brovinës dhe Jakup Krasniqit”, ka thënë ai në TV 7.

Në një bisedë telefonike, Thaçi e pyeste Grabovcin, se a ka ndryshuar Jakup Krasniqi.

“A ja kish lon’ ktij (Jakup Krasniqit) naj troh hiq?”, pyeste Thaçi.

“Po ja ka lon. Po ai është me sheqer, burrë i fortë. Në mbledhje të grupit aty nisi do far filozofie pa lidhje…”, ia kthente Grabovci në mbledhjen e Kryesisë gjatë diskutimit për Buxhetin e Kosovës për vitin 2012. /Insajderi.com

Dosja e Shefave XXII: Grabovci kishte kërcënuar Jakup Krasniqin – “Ftyra” ta kanë lokën