Përgjimet e ‘Zogut të Tiranës’ për shitblerje vote, reagon PD

Përgjimet e ‘Zogut të Tiranës’ për shitblerje vote, reagon PD

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar rreth përgjimeve të publikuara për shit-blerje vote mes moderatores Dajana Shabani dhe Hermes Nikaj, i quajtur ndryshe ‘Zogu i Tiranës’.

Sipas Bardhit në çdo përgjim të ligjshëm të prokurorisë, kur heton krimin e organizuar apo kur heton një rrjet prostitucioni, blerja e votës nga Edi Rama dhe Erion Veliaj është e kudogjendur.

“Përgjimi i një grupi të akuzuar për rrjet prostitucioni në Tiranë zbulon se për të nxitur qytetarët të votojnë, veçanërisht në Tiranë, janë paguar 20 mijë lekë. Është akoma më e dënueshme, kur në këtë pazar kriminal përfshihet një prezantuese televizive.Sa kohë Edi Rama të jetë në krye të qeverisë, blerja e votave do vazhdojë. Ai ka bllokuar nëpërmjet prokurorisë së kontrolluar prej tij, hetimin dhe ndëshkimin për dosjet 339 dhe 184, pikërisht si garanci se askush që ble e vjedh vota nuk do të ndëshkohet.,”-ka theksuar Bardhi.