Virusi po përhapet shumë më shpejt në Indi se çdo vend tjetër, me raste të përditshme që kalojnë 90,000 për pesë ditët e fundit.
Më shumë se 80,000 njerëz kanë vdekur, mes raporteve të mungesave të shtretërve të kujdesit intensiv dhe furnizimeve me oksigjen, raporton BBC.
Por shkalla e vdekjeve është më e ulët se në shumë vende të tjera.
Rritja e infeksioneve vjen ndërsa Qeveria e Indisë vazhdon të heqë kufizimet në të gjithë vendin në përpjekje për të rritur një ekonomi që humbi miliona vende pune kur virusi goditi në Mars. /Insajderi.com