Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) vendosi të mos konfirmojë në detyrë prokurorin e Tiranës, Adriatik Cama.
KPK një ditë më parë zhvilloi seancën dëgjimore me prokurorin pranë Prokurorisë së Rrethit Tiranë, Adriatik Cama.
Trupa gjykuese pas hetimit dhe ballafaqimit të provave doli në përfundimin se prokurori Cama doli me pasuri problematike e të pajustifikuara.
Po ashtu, trupa e KLP-së u shpreh se sipas ILDKPKI, gjyqtari nuk kishte probleme me deklarimin e pasurisë, ndërsa nga hetimi ka rezultuar se ka kryer deklarim të rremë, pasi nuk justifikon 1 milion e 865 mijë e 30 lekë te blerja e banesës, makinën dhe ka probleme me një deklarim të një ambienti.
Por, pika që rëndon më tepër për prokurorin Cama ka lidhje me raportin sekret të DSIK-së, që pas deklasifikimit hedh hije dyshimi mbi njeriun e drejtësisë.
Sipas KPK-së, prokurori Adriatik Cama ka pushuar hetimet për një kontrabandist në vitin 2005 në Lushnje, së bashku me një prokuror tjetër, vendim për të cilin është paguar.
Ndërsa, Adriatik Cama kundërshtoi, duke theksuar se kjo gjetje nuk është e vërtetë, e sipas tij Vetingu duhej t’i sillte dëshmitarin për t’u ballafaquar./ATSH