Përkrahej bizneseve, garantim i sovranitetit dhe reforma në drejtësi – premtimet e kandidatëve për kryeministër

Përkrahej bizneseve, garantim i sovranitetit dhe reforma në drejtësi – premtimet e kandidatëve për kryeministër

Fushata, e mbi fushata, takim me familjarë të të burgosurve, premtime për punësime, reforma në drejtësi e largimin e bandave nga pushteti, kanë qenë vetëm disa nga premtimet e kandidatëve për kryeministër të Kosovës gjatë ditës së sotme.

Ndonëse qytetarët janë lodhur duke dëgjuar se do të marrin përkrahje për zhvillimin e biznese të tyre të vogla. I pari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli i cili është duke kandiduar për kryeministër të Kosovës, ka nisur një fushatë të re, shkruan Gazeta Insajderi.

“Nga sot po e filloj fushatën “Rriteni Biznesin Tuaj”, për të përkrahur bizneset e vogla dhe të mesme anekënd Kosovës”, ka shkruar Veseli në llogarinë e tij në Facebook.

Ndër tjera Veseli, ftonte qytetarët të cilët kanë biznese ta ftojnë atë që t’i vizitojë bizneset e tyre.

“Më ftoni që të vizitoj biznesin tuaj, duke më dërguar videot tuaja me hashtag #RriteniBiznesinTuaj dhe unë do vij te ju. Bizneset e vogla dhe të mesme janë shtyllë e ekonomisë, me efekte të mëdha sociale si burim i vendeve të punës”, shkruante ndër tjera Veseli.

E kryeministri në largim, Ramush Haradinaj nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), i cili është tentuar që të jetë edhe për një mandat tjetër në krye të qeverisë së Kosovës, ka shkruar të kërkojë vota tek familjarët e të burgosurve të rastit Kumanova.

Haradinaj përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka shkruar se ua ka konfirmuar atyre se shumë shpejt do të merret vendimi përfundimtar për ushtarët e arrestuar në Maqedoninë e Veriut.

“Takova sonte, në shenjë kujdesi për djemtë tanë, familjarët e të burgosurve të rastit Kumanova. Do të vazhdojmë të jemi pranë familjeve të tyre, në pritje që drejtësia në Maqedoninë e Veriut, të bëjë zbardhjen e plotë të rastit, duke i rihetuar të gjitha rrethanat. Ua konfirmova atyre se sa më shpejt që merret vendimi përfundimtar, ne do ta ushtrojmë të drejtën sipas marrëveshjes me shtetin fqinj, që djemtë tanë ta vuajnë dënimin në Kosovë”, ka shkruar Haradinaj.

Pas këtij takimi Haradinaj ishte nisur drejt Dukagjinit. Ai ishte ndaluar në fshatrat e Pejës, Kryshec, Broliqit dhe Rashiqit.

Haradinaj ju premtojë dukagjinasve se nëse ai do të bëhet kryeministër do t’ua garanton sovranitetin dhe zhvillimin ekonomik dhe punësimin e të rinjve.

“Peja me rrethinë, si një ndër adresat e para të luftës çlirimtare, edhe tash prinë në shprehjen e vullnetit të përmasave të gjëra, që të bëhen aksionarë të konceptit 100% shtet. Sonte para qytetarëve të Kryshecit, Broliqit dhe Rashiqit, ritheksova se ashtu siç garantuam sovranitetin e shtetit, me ushtrinë dhe resurset tona, do të dijmë ta çojmë vendin në një gjendje të re, të zhvillimit të shpejtë ekonomik dhe punësimit të të rinjve tanë. Frymë mobilizuese për konfirmimin e projektit tonë, me dinjitet, që e zbatojnë njerëzit e dëshmuar të shtëpisë, gjithandej në vend, për fuqizimin e shtetit 100% Kosovë”, ka shkruar Haradinaj.

Ndërsa lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i cili është duke pretenduar që ta marr postin e kryeministrit të Kosovës për herë të parë, sot kishte zgjedhur që të takojë elektoratin e tij në Gjakovë.

Së bashku me kandidaten për deputete, Mimoza Kusari – Lila, kanë vizituar ndërmarrjen shoqërore “Jatex”.

Kurti kishte thënë se industria nuk i përket të shkuarës sipas tij ky është njëri prej sektorëve më i rëndësishëm i ekonomisë në vend.

“Industria nuk i përket të shkuarës. Ajo është sektor i rëndësishëm i ekonomisë në vendet e zhvilluara. Me qeverinë e Lëvizjes do të zhvillohet sektori i përpunimit dhe industria e lehtë, si hap i rëndësishëm drejt rritjes së punësimit, rritjes së mirëqenies, dhe mëkëmbjes së ekonomisë sonë”, kishte thënë Kurti.

E në mesin e garës për kryeministre, Vjosa Osmani nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), kishte pasur një fushatë të zbehtë në “Suharekën e Ukë Bytyqit”.

Osmani ishte pritur me një fushatë të zakonshme në bastionin e LDK-së në degën në Suharekë, ku kryetar i saj ishte, Ukë Bytyqi, njëri nga të vrarit e pas luftës.

Në postimin e degës së LDK-së në degën e Suharekës, shkruan se “Duke parë tek Vjosa frymën rugovjane, duke parë tek ajo dhe ekipi saj shpresën e vetme për një jetë të dinjitetshme në atdhe, mijëra qytetarë të Suharekës, i dhanë asaj një mikpritje, ashtu siç e ka zakon Suhareka e Ukë Bytyqit”.

Derisa, Osmani ju kishte premtuarve qytetarëve të Suharekës se do t’i largojë bandat nga pushteti.

Kurse kandidati për kryeministër nga koalicioni AKR-Nisma, Fatmir Limaj, i deklaruar si një jursitë i diplomuar qytetarëve të Lipjanit ju premtoi reforma në drejtësi.

“Ju kisha fol edhe për reforma në drejtësi, por me thënë të drejtën është goxha shumë profesionale dhe nëse unë foli për reformë më drejtësi, por kur po i dëgjoj të tjerët duke fol për reformë në drejtësi, Zot runa. Ata ‘haber’ s’kanë në drejtësi. Nëse dikujt i është bërë e pa drejtë, më është bërë mua”, kishte thënë Limaj.

Fushata zyrtarisht pritet të filloj me 25 shtator, ndërsa partitë politike sot kanë marrë numrat e tyre për këto zgjedhje. /Insajderi.com