Përkrahësi i Haradinajt që deshi ta rrah qytetarin: Nuk ka ligj te unë, Policinë i kam shokë

Përkrahësi i Haradinajt që deshi ta rrah qytetarin: Nuk ka ligj te unë, Policinë i kam shokë

Mjeku popullor që pretendon se bënë edhe “qetësim shpirtëror” nuk është aspak i qetë të enjten, kur lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, nuk u ekstradua në Serbi.

Pasi në mesditë hyri me veturën e tij midis sheshit të kryeqytetit ku desh e rrahu një qytetar që u ankua për shkelje të ligjit dhe pengim të njerëzve në shesh, ai përfundoi në polici.

Por u lirua.

Kur u pyet nëse i ka rënë pishman për veprimin e bërë ndaj qytetarit, ai e akuzoi atë se ia ka zënë rrugën.

“Jam nervoz se ai klloshari ka shku në polici edhe ka thënë se ja kam nxjerrë alltinë. Unë allti qes prej vitit 1981 e deri tash ama nuk e përdori për shqiptar”, ka thënë Mulaku.

Sipas tij, qytetari ka bërë një faj.

[arve url=”https://www.facebook.com/plugins/video.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FGOInsajderi%2Fvideos%2F2240226719536479%2F&show_text=0&width=400″ /]

“Na jena kanë tu shku kadal, shumë kadale nëpër shesh edhe ai na ka dalë në rrugë. I ka pa tabelat e UÇK-së. Unë hi në shesh kur të dua, mos më kallxo ti mu”, ka thënë ai.

Sipas tij, vozitja nëpër shesh është e jashtëligjshme por kjo nuk është fare me rëndësi për të.

“S’ka rregulla tek unë, mos më pengo. Edhe e di që është kundër por nuk ka ligj te unë”, ka thënë ai.

Sikurse në LIVE video në faqen e tij në Facebook, Nazmi Mulaku shihet duke i dhënë mesazh Policisë se “nuk ia ndien për rregulla” dhe se “do të hyjë e dalë si kral nga Policia”, ashtu edhe ka ndodhur.

I kontaktuar nga Insajderi, Mulaku që me emrin prej mjeku popullor njihet si Bio Mulaku, ka thënë se është liruar për shkak se ai është i forti dhe si i tillë ka lidhje të ngushtë me Policinë.

“Nuk është e vërtete që s’ma ninë për Polici. Policët kolegë i kam, i njoh unë krejt”, ka thënë Mulaku me një nervozë duke kërkuar që për të mos të shkruhet asgjë keq.

“Këqyrni kush jam unë edhe mos shkruni kundër meje”,ka porositur ai.

Insajderi ka gjithë ditën që tenton të marrë një qëndrim zyrtar nga Policia e Kosovës për rastin në fjalë dhe arsyen përse është liruar Mulaku, por askush nuk është lajmëruar. Nuk e kanë hapur telefonin./Insajderi.com

Përkrahësi i Haradinajt që deshi ta rrah qytetarin midis sheshit