Përkrahje e fuqishme e Britanisë së Madhe për Kosovën

Përkrahje e fuqishme e Britanisë së Madhe për Kosovën

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott, ka vizituar memorialin e  familjes Jashari, njofton Insajderi.

Ai ka përkujtuar krimet e Serbisë njëzet vjet më parë në Kosovë.

“Mbretëria e Bashkuar gjithmonë do të qëndrojë pranë ndërhyrjes së saj si një çështje e drejtë, për të parandaluar një katastrofë humanitare dhe për të lejuar kosovarët të jetojnë të lirë nga shtypja”, tha aiambasadori britanik ndër tjerash.

Po ashtu ai citoi ish-kryeministrin e Britanisë së Madhe Toni Blair, i cili kishte thënë më 23 mars 1999 se “Ne nuk kemi asnjë alternativë tjetër përveç të veprojmë”, duke iu referuar masakrave të Millosheviqit mbi civilët shqiptarë.

Kjo vizitë e ambasadorit vjen në një kohë kur në Gjykatën Speciale po gjykohen për “krime lufte”, themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. /Insajderi.com\

Postimi i plotë:

“Këtë mëngjes bëra nderimet e mia në memorialin e familjes Jashari në Prekaz në përkujtim të ngjarjeve të tmerrshme atje njëzet vjet më parë. Sot Kosova ka guximin të përballet me të kaluarën përmes sundimit të ligjit dhe në ndjekjen e drejtësisë për viktimat. Mbretëria e Bashkuar gjithmonë do të qëndrojë pranë ndërhyrjes së saj si një çështje e drejtë, për të parandaluar një katastrofë humanitare dhe për të lejuar kosovarët të jetojnë të lirë nga shtypja. Siç tha Toni Blair më 23 Mars 1999: “Ne nuk kemi asnjë alternativë tjetër përveç të veprojmë dhe veprojmë ashtu do të bëjmë”.