Lajmi është njoftuar nga ministrja e Drejt" />

Përkthehet dosja “Habilaj”, sot dorëzohet në Prokurori

Përkthehet dosja “Habilaj”, sot dorëzohet në Prokurori

Ministria e Drejtësisë ka përfunduar përkthimin e dosjes voluminozë të Habilajve, të mbërritur nga autoritetet italiane.

 Lajmi është njoftuar nga ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj.

“Sot, dosja e përkthyer do t’i niset Prokurorisë”, deklaroi ajo.

Prokuroria shqiptare ishte në garë me kohën për të plotësuar dosjen e saj me prova nga pala italiane për të arrestuarin Nazer Seiti, i konsideruar nga italianët si financieri i grupit të trafikut.

Dosja e përkthyer pritet t’i bashkohet dosjes së prokurorisë shqiptare, që po heton për llogari të saj këtë grup./Top Channel