Përkushtimi i tifozëve suharekas – pamje nga atmosfera jashtë palestrës

Përkushtimi i tifozëve suharekas – pamje nga atmosfera jashtë palestrës

Derbi i Superligës së Kosovës në basketboll, që u ndërpre dje (e shtunë), vazhdoi sot dhe përfundoi me fitoren e KB Prishtinës.

Përballja ndërmjet ekipit të vendit të dytë dhe atij të vendit të parë, që po zhvillohej në Suhaerkë, u ndërpre kur kishte mbetur rreth një minutë nga fundi i çerekut të tretë të ndeshjes, shkruan Insporti

Ndërprerja e takimit erdhi kur nga publiku filluan të hedheshin gjësende në parket, me ç’rast u kërkua zbrazja e sallës, që nuk ndodhi, duke çuar deri tek ndërprerja e ndeshjes.

Federata e Basketbollit të Kosovës njoftoi se ndeshja do të luhej të dielën, por pra praninë e shikuesve.

Pamja nga atmosfera që kanë krijuar tifozët e ekipit suharekas