Arsenali e ka mposhtur me rezultat të pastër 2 me 0 Manchester Unitedin në derbin e xhiros së 36-të në Premier Ligë. Granit Xhaka shënoi golin e parë në fitoren" />

“Perla” e Xhakës ndihmon Arsenalin të mposhtë Unitedin [video]

“Perla” e Xhakës ndihmon Arsenalin të mposhtë Unitedin [video]

Arsenali e ka mposhtur me rezultat të pastër 2 me 0 Manchester Unitedin në derbin e xhiros së 36-të në Premier Ligë.

Granit Xhaka shënoi golin e parë në fitoren 2 me 0.

Mesfushori me origjinë nga Kosova shënoi prej një distance të largët në minutën e 54-të. Goli i dytë erdhi nga Danny Welbeck menjëherë pas atij të Xhakës për fitoren e 19-të të Arsenalit sivjet.

Kjo fitore shton gjasat e “Topçinjve” për Ligën e Kampionëve. Ekipi i Arsene Wengerit është i gjashti me 63 pikë të tubuara, dy më pak se Unitedi që është i pesti me 65 pikë, por me një ndeshje më shumë të zhvilluar. /Insajderi.com

http://www.dailymotion.com/video/x5lbg3o_all-goals-highlights-hd-arsenal-2-0-manchester-united-07-05-2017_sport