Përleshen katër persona në Lipjan – njëri gjuan me pushkë gjuetie

Përleshen katër persona në Lipjan – njëri gjuan me pushkë gjuetie

Një përleshje mes katër personave ka ndodhur në Lipjan, saktësisht në fshatin Bujan, të premten, rreth orës 11:00, njofton Insajderi.

Në përleshje e sipër, njëri nga të përfshirët ka marrë një pushkë gjuetie dhe ka shtënë në drejtim të dy personave.

Fatmirësisht askush nuk është qëlluar dhe as nuk ka marrë plagë.

Nga katër personat që janë rrahur mes vete, njëri nga ta ka pësuar lëndime dhe është dërguar për tretman mjekësor.

Policia ka konfiskuar pushkën, dy fishekë, një gëzhojë dhe një revole.

Ndërsa, me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar dhe rasti ka kaluar në procedurë të rregullt./Insajderi.com