fbpx

Përleshja fizike me Molliqajn, reagon Abazi: Më kanë ardhur nga mbrapa

Përleshja fizike me Molliqajn, reagon Abazi: Më kanë ardhur nga mbrapa

Pas polemikave të ashpra në debatin e sotëm të emisionit Pressing në televizionin T7, Dardan Molliqaj i PSD-së dhe Haki Abazi i Vetëvendosjes janë përleshur fizikisht.

Abazi ka thënë se Molliqaj e ka sulmuar bashkë me një shoqërues të tij.

“Mas emisionin, në dalje e sipër dardani me atë rojën e tij, ose përcjellësin, kanë ardhë edhe janë përballë, në njëfarë forme, në kacafytje, e cila ka përfundu me një situatë të pakëndshme”, ka thënë Abazi për Gazetën Express.

“Unë kam qenë në dalje tu ecë jashtë korridorit bashkë me Rexhep Hotin. Kanë ardhë nga mrapa. Me zë kërcënues, mi kanë kap duart, njëri ma ka vënë dorën në qafë”, ka thënë Abazi.