Përleshja me armë zjarri para “Duplex”-it, Policia jep detaje

Përleshja me armë zjarri para “Duplex”-it, Policia jep detaje

Dy persona janë përfshirë në një përleshje të armatosur në qendër të Prishtinës. Më saktësisht janë guajtur me armë në hyrje të klubit të natës “Duplex”.

Video ekskluzive e siguruar nga Insajderi shpërfaqë disa persona të cilët përfshihen në përleshje. Brenda disa sekondave dëgjohen të krisura armësh, të cilat krijojnë panikë tek qytetarët e pranishëm. Aty shihen edhe sigurimi i klubit teksa ikën dhe dikush që shanë.

Zyrtari i Policisë për Informim, Bajram Krasniqi, ka bërë të ditur se katër persona janë lënduar. Ka thënë se njësitë përkatëse kanë konfiskuar tre armë që dyshohet të jenë përdorur në këtë rast.

“Më 09.11.2019, rreth orës 02:00, policia është njoftuar për një përleshje mes dy grupeve në rrugën ‘Rinia’. Në këtë përleshje kanë mbetur të lënduar katër persona që janë dërguar për trajtim mjekësor”, ka thënë Krasniqi.

“Policia ka konfiskuar tre armë të shkurtra që dyshohet se janë përdorë në rast. Hetuesit policorë po merren me kompletimin e dëshmive, deklaratave dhe kompletimin e rastit”. /Insajderi.com