Përleshje dhe arrestime gjatë ndeshjes në Therandë

Përleshje dhe arrestime gjatë ndeshjes në Therandë

Ballkani e ka mposhtur Gjilanin me rezultat 3:0 dhe është kualifikuar për në çerekfinale të DigitAlb Kupës së Kosovës në futboll, por jo gjithçka ka shkuar si duhet.

Pas përfundimit të ndeshjes ka pasur përleshje të tifozëve me ç’rast policia ka hedhur edhe sprej, ndërsa janë arrestuar dy tifozë të skuadrës së Gjilanit.

Vesel Gashi, zëdhënës i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prizrenit për Insporti.com ka thënë se më vonë do të dalin informacionet rreth incidentit.

Pamjet nga ky incident mund t’i shihni më poshtë.