Përleshje fizike në Fushë Kosovë: Një i plagosur dhe pesë të lënduar, mes tyre edhe policë

Përleshje fizike në Fushë Kosovë: Një i plagosur dhe pesë të lënduar, mes tyre edhe policë

Një person është plagosur nga arma e zjarrit dhe pesë persona të tjerë janë lënduar si pasojë e një përleshje fizike midis zyrtarëve policorë dhe një grupi të cilët i kishin sulmuar ata gjatë pasdites së sotme në Fushë Kosovë, njofton Insajderi.

Dy prej të lënduarve këtyre pesë të lënduarve janë policë, ndërsa të gjithë janë dërguar për trajtim mjekësor.

Kështu ka bërë të ditur për Gazetën Online Insajderi, zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila shtoi se hetuesit kanë shoqëruar në stacion policor dy persona të dyshuar si dhe në koordinim me Inspektoriatin Policor të Kosovës, kanë nisur një hetim për sqarimin e të gjitha rrethanave që lidhen me rastin .

“Sot rreth orës 14:00, policia ka marrë informacionin për një sulm ndaj personave zyrtar në rrugën e Pejës në Fushë Kosovë. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, të mbështetura edhe nga njësiti rajonal për hetimin e krimeve si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes. Bazuar në të dhënat fillestare një person ka pësuar lëndime trupore nga arma e zjarrit ndërsa nga përleshja fizike lëndime trupore kanë pësuar 5 persona prej tyre dy zyrtarë policor. Të gjithë janë dërguar për trajtim mjekësor. Hetuesit kanë shoqëruar në stacion policor dy persona të dyshuar si dhe në koordinim me Inspektoriatin Policor të Kosovës, kanë nisur një hetim për sqarimin e të gjitha rrethanave që lidhen me rastin”, ka thënë Ahmeti. /Insajderi.com