Përleshje masive në Prishtinë – Në pamje shihen disa persona të shtrirë në tokë, policia jep detaje

Përleshje masive në Prishtinë – Në pamje shihen disa persona të shtrirë në tokë, policia jep detaje

Në orët e para pas mesnatës ka ndodhur një përleshje masive në lagjen Dardania në Prishtinë.

Madje, në disa pamje të ardhura në adresë të ‘Telegrafit’, shihen disa persona të shtrirë në tokë.

Se ka ndodhur një rrahje e ka bërë të ditur edhe zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.

Siç ka bërë të ditur Ahmeti, “rreth orës 01:00, Policia e Kosovës ka pranuar informatën për një rrahje në lagjen Dardania në Prishtinë”.

“Zyrtarët policorë menjëherë kanë dalë në vendngjarje dhe kanë arrestuar një person të dyshuar. Të njëjtit i është gjetur dhe konfiskuar një thikë dhe kaçavidë”, ka bërë të ditur Ahmeti.