
Policia austriake ka arrestuar një burrë 44 vjeçar nga Kosova, pas përleshjes së tij me një shqiptarë tjetër 48 vjeçar në mbrëmjen e së premtës në qytetin e Kalgenfurt.
Gjatë rrahjes, burri 44 vjeçar e kishte nxjerrë armën, por fatmirësisht nuk kishte shkrepur, shkruan ‘’Kleinezeitung’’ ndërkohë policia e kishte arrestuar këtë person.
Të dy personat kanë pësuar lëndime në kokë.