Përleshje mes deputetëve në Parlament, disa të plagosur

Përleshje mes deputetëve në Parlament, disa të plagosur

Një përleshje ka shpëthyer në Parlamentin e Hong Kog të shtunën. Sherri filloi lidhur me ndryshimet e planifikuara në ligj ku të dyshuarit lejohet të dërgohen në Kinë për gjykim.

Disa ligjvënës u plagosën dhe njëri prej tyre u dërgua në spital me ambulancë ndërsa politikanët u përleshën në Parlament.

Kritikët besojnë se ndryshimet e propozuara në ligj për ekstradim dëmtojnë liritë e Hong Kong.

Por autoritetet thonë se duhet të bëjnë ndryshimin në mënyrë që të mund të ekstradojnë një të dyshuar për vrasje në Tajvan.

Tensionet filluan të shtunën, ku politikanët kërcyen mbi tavolina, mes një numri të madh gazetarësh, në përpjekje për të marrë kontrollin e mikrofonit në foltore.

Ligjvënësi demokrat Gary Fan u rrëzua dhe u largua nga Parlamenti me një barelë.

VIDEO

Sipas një politike të njohur si “Një vend, dy sisteme”, Hong Kong ka një sistem ligjor të veçantë nga territori i Kinës.

Pekini rifitoi kontrollin mbi ish-koloninë britanike në vitin 1997 me kusht që ti lejonte territorit, një shkallë të lartë autonomie, përveç në çështjet e jashtme dhe të mbrojtjes, për 50 vite.

Por udhëheqësja e Hong Kong, pro-Pekinit, Carrie Lam njoftoi këtë planet për të ndryshuar ligjin, kështu që të dyshuarit mund të ekstradoheshin në Tajvan, Makao ose Kinë për çdo rast.

Lam përmendi rastin e një 19-vjeçari nga Hong Kongu, i cili dyshohet se vrau të dashurën e tij shtatzënë, gjatë pushimeve në Tajvan përpara se të kthehej në shtëpi.

Ndërkohë që Tajvani ka kërkuar ekstradimin e tij, zyrtarët e Hong Kong thonë se nuk mund të ndihmojnë pasi nuk kanë marrëveshje ekstradimi.