fbpx

Përleshje mes gjashtë personave në Prishtinë, të dyshuarit ndalohen nga Policia

Përleshje mes gjashtë personave në Prishtinë, të dyshuarit ndalohen nga Policia

Në Orën 14 e 20 ka ndodhur një përleshje fizike mes gjashtë personave, në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë.

Përleshja ka ndodhur pas një aksidenti në komunikacion i cili dyshohet se është shkaktuar qëllimshëm, pasi palët kishin pasur mosmarrëveshje edhe më herët.

Në vendin e ngjarjes ka reaguar menjëherë, Njësia Speciale Operative të cilët i ka ndaluar gjashtë personat e përfshirë në mosmarrëveshje.

Të njëjtit janë shoqëruar në stacionin policor për t’u intervistuar.