Përleshje në Barcelonë, policia sulmon fansat anglez, një i lënduar

Përleshje në Barcelonë, policia sulmon fansat anglez, një i lënduar

Njësitet speciale të policisë spanjolle kanë intervenuar ndaj fansave të Wolverhamptonit në prag të sfidës ndaj Espanyol, në kuadër të Europa Ligës.

Situata ka eskaluar kur një grup i tifozëve kanë filluar të hedhin tavolina e gjësende tjera në drejtim të policisë.

Duke folur për të përditshmen angleze “Express and the Star”, një fans deklaroi se “sulmi i policisë ishte totalisht i paprovokuar”.

Në video shihet policia duke u tërhequr, me një fans i “Wolves” , pavetëdije në tokë, me disa të tjerë që përpiqen ta ndihmojnë .

Nuk është kjo hera e parë që fansat e ekipit të drejtuar nga Nuno Gomes përplasen me policinë. Ata kishin bërë probleme edhe në Liege të Belgjikes dhe në Porto, kur Wolverhampton ishte ndeshur me ekipin Braga.