Përleshje në Gjilan, arrestohen tre persona

Përleshje në Gjilan, arrestohen tre persona

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar të enjten tre persona, pasi të njëjtit janë përleshur fizikisht mes vete.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Livop i Ulët i Gjilanit, njofton Insajderi.

Sipas policisë, deri të përleshja kishte ardhur për shkak të një mosmarrëveshje në mes të arrestuarve.

Si pasojë e incidentit, të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore.

Me vendim të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë përleshur fizikisht në mes vete. Si pasoj të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e PK-së./Insajderi.com