
Sot gjatë seancës në Kuvendin Komunal të Skenderjat ka ndodhur një rrahje masive.
Në të janë përfshirë asambleistë të Lëvizjes Vetëvendosje dhe drejtorit të Komunës së Skenderajt, Ramiz Shala.
Insajderi pas pak do të sjell pamje ekskluzive të fillimit të përplasjes në mes tyre. I pranishëm në sallën e Kuvendit Komunal, ka qenë edhe nënkryetari i Skenderajt, Nuredin Lushtaku.
Gjatë përleshjes dëgjohen krisma të thyerjes së gotave.
Insajderi ka tentuar që të merr përgjigje nga akterët e përfshirë në këtë ngjarje, por që komunikimi me ta ka qenë i pamundur./Insajderi.com