Përleshje në plazhin e Sarandës – Theret me thikë një 40 vjeçar

Përleshje në plazhin e Sarandës – Theret me thikë një 40 vjeçar

Në plazhin e Sarandës, një person ka mbetur i therur me thikë.

E gjitha filloi pas një përleshjeje verbale mes disa personave ku më pas, një 40 vjeçar është therur me thikë. Ngjarja ka ndodhur në plazhin “Mango” të Sarandës.

Policia njofton se i plagosuri është B.T. dhe gjatë transportimit me makinë private për në spital, vetura ka shkaktuar aksident rrugor.

Për momentin i plagosuri është nën përkujdesjen e mjekëve ndërsa policia i ka shoqëruar dy persona në stacionin policor në Sarandë./Insajderi/