Përleshje te “Lesna” në Prishtinë, plagoset një person

Përleshje te “Lesna” në Prishtinë, plagoset një person

Një person është plagosur nga një përleshje fizike në mes të disa personave në rrugën “Eqrem Çabej” në Prishtinë, njofton Insajderi.

Rastin e ka konfirmuar për Gazeten Online Insajderi, zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti.

Ahmeti, ka thënë se bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga një mjet i mprehtë është plagosur një person, i cili më pas është dërguar për trajtim mjekësor.

“Sot rreth orës  16 :00, kemi marrë informatën se  në rrugën “Eqrem Çabej” në Prishtinë,  ka ndodhur një  përleshje fizike në mes të disa personave. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga një mjet i mprehtë është plagosur një person. I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor. Hetuesit  policor kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”, ka thënë ajo./Insajderi.com