Përleshjet në Jerusalemin lindor lënë mbi 100 të plagosur

Përleshjet në Jerusalemin lindor lënë mbi 100 të plagosur
Burimi i fotografisë: Reuters

Shumë njerëz janë plagosur në përleshjet në Jerusalemin lindor midis aktivistëve hebraikë të ekstremit të djathtë, palestinezëve dhe policisë izraelite.

Dhuna shpërtheu ndërsa policia u përpoq të mbante larg palestinezët dhe protestuesit ultra-nacionalistë hebrenj.

Kjo vjen pas netëve e konfrontimeve në sektorin e okupuar nga Izraeli mes tensioneve në rritje nacionaliste dhe fetare.

Jerusalemi Lindor ka qenë prej kohësh një pikë konflikti, me një bashkëjetesë të vështirë atje midis hebrenjve dhe arabëve.

Izraeli ka pushtuar Jerusalemin Lindor që nga lufta e Lindjes së Mesme 1967 dhe e konsideron të gjithë qytetin kryeqytetin e tij, megjithëse kjo nuk njihet nga shumica dërrmuese e bashkësisë ndërkombëtare.

Palestinezët e shohin Jerusalemin Lindor si kryeqytetin e ardhshëm të një shteti të pavarur. /Insajderi.com