“Përmbajtja për të rritur ka vendin dhe kohën e saj” – artisti kritikon reperen Cardi B

“Përmbajtja për të rritur ka vendin dhe kohën e saj” – artisti kritikon reperen Cardi B

CeeLo Green ka thënë se përmbajtja e të rriturve në muzikë ka një “kohën dhe vendin e saj”, ndërsa kritikon videoklipin e ri nga Megan Thee Stallion dhe Cardi B, njofton Insajderi.

Cardi B and Megan Thee Stallion in the music video for 'WAP'

Duke folur në një intervistë të re, reperi/këngëtari foli për dashurinë e tij për muzikën e vjetër pop, përpara se të ofronte mendimet e tij për zhanrin aktual dhe atë që ai mendon se i mungon.

“Shumë këngë sot janë për të ardhur keq dhe zhgënjyese në një nivel personal dhe moral”, tha Green për Far Out. “Dikur ishim të shkathët për të koduar disa gjëra. E shprehnim me stilin e gjuhës që kemi përdorur. Por tani muzika është e paturpshme, është egërsi e plotë”.

Ai shtoi: “Ne jemi të rritur. Duhet të ketë një kohë dhe një vend për përmbajtjen e të rriturve. Si të rritur dhe artistë, të paktën duhet të përpiqemi të jemi partnerë të përgjegjshëm të njëri-tjetrit në lidhje me disa aspekte. Stereotipet që festohen dhe përjetësohen, përfundimisht e bëjnë perceptimin një realitet”.

“Vëmendja është gjithashtu një varësi dhe konkurrenca është përreth. Cardi B dhe Megan Thee Stallion, ato pak a shumë po bëjnë gjeste të ngjashme të kenë vëmendje. Unë e kuptoj konceptin, grua e pavarur dhe që është nën kontroll, feminitetin hyjnor dhe shprehjen seksuale. Unë i kuptoj të gjitha, por e gjithë kjo, çfarë kosto ka?”

Nëse nuk e keni parë, artisti i referohet videoklipit të ri nga Cardi B dhe Meghan Thee Stallion që mund ta ndiqni në videon e mëposhtme. /Insajderi.com