Përmbysje e madhe e Bayernit në Leipzig

Përmbysje e madhe e Bayernit në Leipzig

Bayern Munich ka arritur të shënoj një fitore tejet të vështirë në derbin e Bundesligës, duke mposhtur Leipzigun me rezultat 5 me 4 si mysafir.

Befasia e vitit në kampionatin gjerman e ka dominuar Bayern Munichun duke i shënuar gol qysh në minutën e dytë të ndeshjes.

Në minutën e 17 ishte Bayern që barazoi nga penalltia me anë të Robert Lewandowskit.

Vendasit arritën të kthehen shpejt në lojë dhe rikthyen epërsinë në minutën e 29, ku Timo Werner shënoi nga penalltia për 2-1.

Në pjesa e dyta pati shumë gola, ku të parët përsëri ishin vendasit e Leipzigut që shënuan në minutën e 47 me Yussuf Poulsen për 3-1, ndërsa në minutën e 60 ishte Thiago Alcantara që shënoi për 3-2.

Në minutën e 65 të ndeshjes Werner gjeti golin e dytë personal dhe ngriti epërsinë ne 4-2.

Por Bayern Munich arritë të përmbys rezultatin, fillimisht ishte Lewandowski për 4-3, ndërsa në minutat shtesë ishin David Alaba që shënoi supergol nga gjuajtja e lirë dhe Arjen Robben me një gol të bukur që ngritën rezultatin në 5-4.

Leipzig pavarësisht humbjes ka siguruar një vend për në Ligën e Kampionëve për vitin e ardhshëm./Insajderi.com