Përmbytet një anije e Gambisë, 58 persona humbin jetën

Së paku 58 persona kanë humbur jetën në përmbytje të një anije në afërsi të bregut të Mauritanisë, lajmëron Organizata Ndërkombëtare për Migrim (IOM) e cila ka pretenduar se 83 udhëtarë kanë arritur deri në breg duke notuar.

Përmbytet një anije e Gambisë, 58 persona humbin jetën

Anija e cila ishte fundosur, është nisur më 27 nëntor nga Gambia, shtet në perëndim të Afrikës.

Anija lundronte kah Ishujt Kanarine të Spanjës dhe u fundos kur tentoi të ankorohet në afërsi të Mauritanisë për shkak të furnizimit me karburante dhe ushqim, ka thënë shefja e misionit të IOM në Mauritani Laura Lungaroti, transmeton agjencia AP.

Të mbijetuarit i kanë thënë të punësuarve të IOM se në anije ishin së paku 150  persona, në mes të cilëve kishte edhe gra dhe fëmijë.

Ata kanë thënë se anija kishte mbetur pa karburante kur i afrohej bregut.

“Autoritetet e Mauritanisë bashkëpunojnë ngushtë me agjencitë të pranishëm në këtë vend”, ka thënë Lungaroti dhe ka shtuar se e kanë për prioritet t’i pranojnë të mbijetuarit dhe t’iu ofrojnë ndihmë.

Të lënduarit janë transportuar në spitalin e qytetit./Insajderi.com.