Hallein që gjendet në rajonin e Salzburgut, u përmbyt të shtunën " />

Përmbytet qyteti Hallein në Austri, pas reshjeve të mëdha

Përmbytet qyteti Hallein në Austri, pas reshjeve të mëdha

Qendra e qytetit austriak Hallein që gjendet në rajonin e Salzburgut, u përmbyt të shtunën pas reshjeve të mëdha të shiut që ka vërshuar Austrinë, transmeton Insajderi.

Pamjet e xhiruara nga qytetarët e ndryshëm tregojnë lumin e tërbuar në mes të qytetit të vjetër.

“Është një katastrofë”, tha kryetari i bashkisë së Salzburgut, Alexander Stangassinger të shtunën në mbrëmje.

Ndonëse përmbytja e shpejtë përfshiu qytetin Hallein të shtunën vonë, nuk pati raportime për viktima, raporton Associated Press.

Popullsia tashmë ishte thirrur të ishte e kujdesshme dhe të mos shkonte në bodrume.

Situata është e tensionuar edhe në pjesë të tjera të Alpeve Austriake.

Megjithëse shiu është ndalur në zonat më të prekura të Gjermanisë, Belgjikës dhe Holandës, stuhitë dhe reshjet e shiut kanë vazhduar në pjesë të tjera të Evropës perëndimore dhe qendrore.

Gjermania është shteti më i goditur në Evropën Perëndimore nga përmbytjet këtë javë, ku si pasojë e tyre, vetëm në këtë shtet kanë humbur jetën më shumë se 150 persona.

Përveç Gjermanisë e Austrisë, të prekura nga vërshimet janë edhe Belgjika e Holanda./Insajderi.com