Përmbytje masive, niveli i ujit arrin në 190 cm

Përmbytje masive, niveli i ujit arrin në 190 cm

Këto janë orë shqetësimesh të mëdha në Venecia për një baticë të jashtëzakonshme që po prek qytetin e lagunës.

Ditët e fundit moti i keq, erërat dhe shirat e rrmbyeshëm  kanë shkaktuar përmbytje të mëdha në  Venecia.

Pjesa më e madhe e qytetit është e zhytur pothuajse e gjitha në ujë. Për momentin është e parakohshme të bëhet një vlerësim i dëmeve, por ata që ishin në rrugët e Venecias gjatë mbrëmjes e kuptuan që situata është e rëndë. Së pari 160 cm, pastaj 175 dhe më vonë  arriti edhe më të lartë  niveli i ujit duke arritur në 187 centimetra.

Nga mediat e huaja është mësuar se autoritetet përkatëse kanë vendosur të mbyllin për dy ditë, çerdhet dhe kopshtet në qytetin e Venecias.

Gjithashtu si shkak i motit të keq përmbytje ka  pasur edhe  në Veneto dhe pjesën tjetër të Verilindjes, e ndikuar nga Ciklonet mesdhetarë që afrohen nga veri-perëndimi.

Kjo është hera e dytë që Venecia përmbytet në këtë nivel, që pas rastit të parë që ka ndodhur në vitin 1966.

Acqua alta a Venezia

Immagini spettrali da Venezia, sommersa da una marea eccezionale, quasi 190 centimetri!

Gepostet von InMeteo am Dienstag, 12. November 2019