Përmes helikopterit kërkohet shkarkimi i Wenger

Përmes helikopterit kërkohet shkarkimi i Wenger

Një helikopter që barte me vete mbishkrimin “Wenger, jashtë do të thotë jashtë”, ka fluturuar sot mbi stadiumin “Bet 365” të Stoke Cityt.

Nisma është bërë me qëllim protestën kundër trajnerit të Arsenalit, Arsene Wenger.

Nuk dihet ende se kush e ka bërë këtë nismë, mirëpo besohet se ata mund të jenë tifozë të Arsenalit, shkruan The Telegraph.

Momentalisht po zhvillohet pjesa e parë e ndeshjes Stoke City – Arsenal, dhe rezultati është i barabartë 0-0. /Insajderi.com