Përparim Osmani e vazhdon karrierën te kjo skuadër

Përparim Osmani e vazhdon karrierën te kjo skuadër

Përparim Osmani është bërë me skuadër të re.

Mbrojtësi i krahut pas largimit nga Drita si i huazuar që ishte nga Prishtina, tashmë ka vendosur për skuadrën e re.

Është ekipi i Drenicës që i ka siguruar shërbimet e mbrojtësit anësor.

Këtë lajm e ka bërë të ditur vetë klubi në faqen e tyre zyrtare në Facebook:

Njoftimi nga klubi ‘kuqezi’:

Sot në ambientet e KF Drenica, është bërë prezentimi i mbrojtësit të krahut të djathtë, Përparim Osmani.

Ky i fundit ka firmosur kontratë një vjeçare me klubin. Ish anëtari i shumë skuadrave kosovare si, Besa, Prishtina e së fundmi Drita, për një vit do ta ‘djersitë’ fanellën kuq e zi.