Përpjekje që të tejkalohet kriza ekonomike e shkaktuar nga pandemia

Kriza ekonomike po del të jetë problemi kryesor pas pandemisë, ndërsa ka disa ide që të lehtësohet gjendja sociale në vend.

Përpjekje që të tejkalohet kriza ekonomike e shkaktuar nga pandemia

Tashmë në Kosovë po vrehet kriza ekonomike e shkaktuar nga Covid-19 si një vend me një ekonomi relativisht të dobët.  Shumë biznzese kanë falimentuar e shumë tjera janë në pikën kritike te rrezikut për ta shuar aktivitetin biznesor.

Kjo situatë do të sjellë nivel më të lartë të papunësisë e probleme tjera sociale që shoqërohen nga papunësia dhe kriza ekonomike.

Oda Ekonomike dhe Odat tjera që merren me fushën e ekonomisë kërkojnë reagim më të shpejt nga shteti për të shpëtuar bizneset, ndërsa mijëra punëtorë kanë humbur vendet e punës.

Ministrja e Financave dhe Transfereve, Hykmete Bajrami ka propozuar që qytetarët të kenë të drejtë t’i tërheqin nga 10% të kursimeve të tyre ne trust, por kjo ide kërkon një ndryshim ligjor që të realizohet.

Pako fiskale dhe pako për rimkëmbje ekonomike janë dy mekanizmat e deritashme të shtetit për rigjallërim ekonomik. /insajderi/