Përplasen Aliu e Gashi në Kuvendin e Kosovës

Përplasen Aliu e Gashi në Kuvendin e Kosovës

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu, dhe kolegu i tij nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës Arben Gashi janë përplasur sonte në Kuvend në lidhje me formimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe, njofton Insajderi.

Aliu në seancën e interpelancës me kryeministrin Avdullah Hoti për Asociacionin, ka akuzuar këtë të fundit se në procesin e dialogut me Serbinë në Bruksel nuk e ka përmendur se Kushtetuesja e ka shpallur jo kushtetuese marrëveshjen për Zajednicën dhe se kjo e fundit nuk mund të formohet.

Ai mw pas ka folur edhe pwr armatosjen e Serbisë, e për të cilën tha se është duke blerë edhe dronë nga Kina, për t’i përdorur në të ardhmen kundër shtetit të Kosovës.

Por të gjithë këtë fjalim tw Aliut, Arben Gashi  e ka quajtur një ‘aktrim të lezetshëm’, teksa ai nuk la pa ia rikujtuar edhe sulmet e aktivistëve së Lëvizjes Vetëvendosjes kundër Policisë së Kosovës./Insajderi.com