fbpx

Përplasen Blerta Deliu e Albulena Haxhiu

Përplasen Blerta Deliu e Albulena Haxhiu

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra ka thumbuar deputeten e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu për deklaratën e saj se gjatë kohës së zgjedhjeve shohim koalicione të çuditshme, shkruan Insajderi.

Deliu-Kodra në debatin e organizuar nga Kolegji Riinvest me temën “Çfarë zgjidhje ofrojnë zgjedhjet?” – e ka cilësuar më të çuditshëm takimin e Kurtit me Mustafën. Duke përmendur këtu rastet kur VV-ja kritikon ashpër liderin e LDK-së, Isa Mustafën.

“Kur ka ndodhur votimi për demarkimin me Malin e Zi e kemi pasur një situatë skandaloze”, është shprehur ajo.

Video:

Duke folur për koalicionet deputetja e PDK-së ka thënë se si parti nuk kanë vija të kuqe me asnjë parti.

“Albulena e përmend këtu që ka koalicione të çuditshme. Ne jemi dëshmitar të asaj se çka kemi pa, jemi dëshmitar për gjuhën e çuditshme, gjuhën arrogante për atë që ka ndodhur para 2-3 viteve kur subjekti i Albulenës ka pasur një sjellje të patolerueshme konkretisht me zotërinë Isa Mustafa dhe kemi parë gjatë këtyre ditëve të fundit një takim, shtrëngim duarsh, kafe që edhe kjo për ne është e çuditshme sepse kur flitet për koalicione të çuditshme duhet të kthehemi pikë së pari tek vetja jonë”, ka thënë deputetja Deliu-Kodra, shkruan Insajderi.

Pas kësaj deklarate i menjëhershëm qe reagimi i deputetes së Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu e cila theksoi se partia e saj nuk bën koalicion asnjëherë me PDK-në. Teksa përmendi edhe takimin e djeshëm mes dy liderëve ku tha se nxiti shumë panik.

Video:

“Vetëvendosje nuk bën koalicion me PDK-në”, theksoi deputetja, Haxhiu.

Haxhiu u shpreh e bindur se Qeveria e ardhshme do të përbëhet nga VV dhe LDK.

“Takimi i djeshëm nxiti shumë panik dhe unë nuk e kuptoj pse, një fotografi e Albinit me Isa Mustafën ngjalli aq shumë panik, po paramendo po të bëhet koalicion çka bëhet këtu. Prandaj po them që jemi treguar të hapur sa i përket LDK-së sepse konsiderojmë që opozita e vërtetë përbehet prej dy subjekteve më të mëdhaja në Republikën e Kosovës që është VV dhe LDK dhe kjo do të jetë qeverisja e ardhshme”, ka thënë ajo.

Në këtë debat përveç Albulena Haxhiut nga VV e Blerta Deliut nga PDK po marrin pjesë edhe deputetët Ahmet Isufi nga AAK-ja dhe Arben Gashi nga LDK-ja./Insajderi.com