Përplasën LDK-ja dhe VV-ja, akuza të ndërsjella për shkak të Pandemisë Covid-19.

Përplasën LDK-ja dhe VV-ja, akuza të ndërsjella për shkak të Pandemisë Covid-19.

Në seancën e kuvendit të Kosovës që po zhvillohet lidhur me menaxhimin e Pandemisë Covid-19, ka pasur përplasje dhe akuza mes deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje dhe kabinetit qeveritar nga radhët nga radhët e LDK-së, njofton Insajderi.

Teksa po filste rreth situatës me Covid-19, ministri i shëndetësisë Armend Zemaj, kanë ndërhyrë deputetë të VV duke e penguar fjalën e ministrit. Në këtë mënyrë Zemaj është tensionuar duke akuzuar Vetëvendosjen se ata janë fajtorë pëe këtë rritje të numrit të të infektuarve.

Zemaj më pas u ka thënë grupit te Vetëvëndosjes, “qe ta mbyllim seancën dhe ua tregoj emrat e anëtarëve të VV QË janë infektuar pas 12 qershorit, duke shtuar më pas se në sy shihet që disa e keni Covid-19 dhe nuk pranoni të testoheni”.

Pas këtij fjalimi ka qenë i ashpër reagimi i Hekuran Muratit dhe Fitim Ukës, madje deputeti Murati e ka quajtur qeveri inekzistente.

Në këtë situatë ka reaguar edhe Arbërie Nagavci duke i tërhequr vërejtjen ministrit Zemaj që të bëjë kujdes më gjuhën./Insajderi.com