Përplasja e famshme për ‘kulturën e debatit’ në mes dy ish-deputeteve

Përplasja e famshme për ‘kulturën e debatit’ në mes dy ish-deputeteve

Sot me 88 vota për, 2 abstenime e 1 kundër është shpërndarë legjislatura e gjashtë e Kuvendit të Republikës së Kosovës, shkruan Insajderi.

Deputetët, ministrat, kryetari i kuvendit dhe kryeministri i kësaj legjislature do të mbahen mend gjatë, për përplasjet e tyre mes vete, deklaratat dhe sjelljet që kanë pasur në kuvend dhe jo vetëm.

Insajderi, do ua sjellë në memorje qytetarëve edhe njëherë se cilët ishin ata deputetë që vendosën për të ‘mirën’ e vendit  dhe qytetarëve të cilët i kanë votuar.

Kujtojmë momentin kur në mbledhja e Komisionit për Punë të Jashtme ka kaluar me tensione dhe përplasje mes anëtarëve të këtij komisioni.

Aty ka shpërthyer një përplasje mes deputetes së LDK-së, Vjosa Osmani dhe asaj të PDK-së, Evgjeni Thaçi.

Kjo e fundit ka kërkuar nga kryetarja e komisionit që të mos vonohet dhe ta hedhë për votim Projektligjin për kompetencat e delegacionit shtetëror.

Kërkesa e Evgjeni Thaçit,  ka shkaktuar reagimin e Vjosa Osmanit, e cila i është drejtuar deputetes së PDK-së, me fjalët se ajo është njeri i fundit që i tregon se si udhëhiqet komisioni.

Osmani nuk e ka lënë me kaq dhe i ka kërkuar deputetes Thaçi të mësojë kulturën e debatit.

Deputetja Thaçi i është kundërpërgjigjur Osmanit me fjalët se ajo është personi i fundit që mund t’a mësojë se çfarë është debati, pasi sipas saj, Osmani nuk ka kulturë elementare.

Ndërkaq, deputetja e LDK-së tha se ajo nuk ka faj që për arsye personale deputetja Thaçi merret me temën e dialogut./ Insajderi.com