Përplasja me Haki Abazin pas debatit televiziv, deklarohet Dardan Molliqaj

Përplasja me Haki Abazin pas debatit televiziv, deklarohet Dardan Molliqaj

Pas debatit në emisionin Pressing në T7, Dardan Molliqaj i PSD-së dhe Haki Abazi i Vetëvendosjes janë përleshur fizikisht.

Molliqaj dhe Abazi i kanë vazhduar përplasjet mes vete edhe pas përfundimit të emisionit.

Pas ofendimeve, është raportuar se debati i tyre ka eskaluar në fizike.

Molliqaj, në një shkrim në Facebook, ka thënë se asgjë nuk ka ndodhur jashtë studios televizive, përveç tensioneve verbale.

“Asgjë nuk ndodhi jashtë studios, përveç një debati me pak tensione që ishte vazhdimësi e debatit publik. Unë nuk i kam problem debatet televizive dhe ndjehem shumë komod t’i mbroj bindjet e mia”, ka thënë ai.

“Nuk fshihem asnjëherë. Secilin veprim timin politik jam në gjendje ta arsyetoj deri në fund. Nuk e kam problem asnjë akuzë e sulm për veprimet e mia politike. Ankesa e vajtimet nuk mund t’i fshehin humbjet në nivel argumentesh nëpër debate televizive”, ka deklaruar Molliqaj.