
Kritika që shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosjes, Glauk Konjufca i ka bërë kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veselit për mospjesëmarrje në seancën e kuvendit ka përplasur atë me deputetin e PDK-së Hajdar Beqa, raporton Insajderi.
Fillimisht Konjufca ka thënë se ka kërkuar statistika në Kuvendi i Kosovës për pjesëmarrjen e Veselit në seanca. Ka thënë se Veseli vetëm rreth 40% të kohës ka marrë pjesë në seancat e Kuvendit të Kosovës.
Kjo deklaratë e Konjufcës ka ngjallur reagim tek deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa. I ka thënë Konjufcës që ta analizoj edhe punën e Vetëvendosjes dhe jo vetëm të Veselit.
“Nuk bënë me ardhur këtu me u nënshkruar dhe me shkuar në Shqipëri apo diku tjetër për vikend. Por zotëri Konjufca kur flet në këtë rast për kryetarin e Kuvendit, duhet me e pas parasysh se ai ka edhe nënkryetar është nënkryetari i PDK-së. Pasi po ja man agjenden kryetarit është mirë me ja bë një analizë edhe VV-së sa po i kryen punët e saj”, ka thënë Beqa, shkruan Insajderi.
Menjëherë në replikë ka pasuar deputeti i VV-së, Glauk Konjufa, ai e ka quajtur Beqën shërbëtorë të Veselit.
“Është një far mentaliteti këtu edhe prej zyrtarëve të Qeverisë edhe prej atyre që janë kështu sikurse shërbëtorët si puna e Hajdarit që kur është puna te kryetari i Kuvendit, i cili është edhe kryetar i PDK-së. Ai mundet me pas agjendë partiake, por seanca e kuvendit është të enjten një ditë në javët ndonjëherë edhe dy në javë. Ai është i zgjedhur me e mbajtur seancës së Kuvendit, nëse nuk është ai mos le të ju fol tjerëve le të thotë se sikurse unë deputetët nuk kanë nevojë me ardhur në seancë e me thanë ndiqeni shembullin tim”, ka deklaruar Konjufca./Insajderi.com