Përplasja Murati-Krasniqi: Nuk mësohet ekonomia duke shiku video në YouTube, nuk ia vlen as me folë me ju

Përplasja Murati-Krasniqi: Nuk mësohet ekonomia duke shiku video në YouTube, nuk ia vlen as me folë me ju

Ministri i Financave, Hekuran Murati dhe kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi janë përplasur verbalisht së seancën e jashtëzakonshme që po mbahet në parlamentin e Kosovës teksa po diskutonin rreth krizës së energjisë elektrike.

Çështja e kontratave “forward markets” dhe “future markets”, ka qenë tema e cila ndezi debatin mes ministrit Murati dhe deputetit Krasniqi, shkruan Shqip.com.

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi tha se ministri Murati nuk ka njohuri bazike se cili është dallimi mes këtyre dy kontratave.

“Forward’ është kur merren vesh jashtë bursës dy palë, ‘future’ është brenda bursës. Qysh është e mundshme ti me qenë ministër dhe mos me i ditë qeto. Është dallim esencial. Studentët e vitit të tretë në Ekonomi mos me i ditë këto, duhet me i rrëzu nga provimi. Ministrja e energjisë nuk di se çfarë flet për energji, ministri i Financave nuk di për senet bazike në financa, unë me të vërtetë nuk di çka me ju thënë ma shumë. Nuk ia vlen as me folë me ju”, tha Krasniqi.

Kuvendi i Kosovës.

Në anën tjetër, Murati i replikoi deputetit të PDK-së, duke ia sqaruar dallimin e kontratave, ndërsa i tha se termet në ekonomi nuk mësohen nga rrjetet sociale.

“Komplekset e mosdijes s’mund t’i pasqyroni tek unë. Nëse thoni që ‘forëard contract’ bëhet mes dy palëve jashtë tregut, s’mund të thuash ‘forëard market’. Pra vetë e the, bëhet jashtë tregut, jashtë bursës bëhet”, tha Murati.

“Është koncept bazik. Z. Krasniqi, këto punë nuk mësohen duke shikuar video në YouTube”, shtoi ministri./Insajderi.com